Lajmet e fundit

Anëtari i Black Eyed Peas, Jimmy Luis Gomez, i njohur si Taboo, në ditën e kancerit, ka ndarë historinë e tij në luftën me ketë sëmundje.
Taboo ishte diagnostifikuar me kancer të testikujve në vitin 2014.
Ky lajm ishte i çuditshme për Taboo dhe gjëja e parë që e mendoi ishin fëmijët e tij.
“A do të jetoj? A është kjo dita ime e fundit? Tërë jeta mu shfaq para syve” ka thënë Taboo.
Ai ishte operuar mirëpo medikamentet kundër dhimbjeve ishin problematike për të, ngaqë Gomez ishte ish përdorues i drogave.
“Më kujtohet që isha i frikësuar ngaqë e tejkalova varësinë ndaj drogës. Kurrë nuk e kam thënë këtë mirëpo kur merrja morfinë, filloja të ndihesha që kisha nevojë për më shumë” ka treguar ai.
Gomez është kuruar nga kanceri që dy vite, ndërsa kjo eksperience ka bërë që ai ta shoh botën më ndryshe.