28.10.2018 · përditësuar para 2818 dite1 min lexim
Sa mirë do të ishte nëse e shihni veten e juaj në një version 3D të filmave të animuar si të Disney Pixar?
Këtë mund ta bëjë artisti Lance Phan, i cili mund të ju vizatoj juve sikur të ishi ndonjë personazh i filmave të kompanisë Disney.
Ka pesë vite që artisti e praktikon këtë metodë.
“Dy vite më pare i thash vetes time se kam nevojë më shumë për praktik në këtë aspekt, dhe më pas vazhdova në mënyrën digjitale ku i kam pyetur njerëzit e thjeshtë se a mundem fotografitë e tyre të profilit tua vizatoj në 3D”, tha Lance Phan për BuzzFeed.
Pas kësaj pasi filloi t’i postonte ato në Instagram, njerëzit filluan të shprehin interesim dhe të bëjnë porosi me pagesë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.