Lajmet e fundit

Artisti Htein Lin nga Myanmar-i, duke e ruajtur qetësinë, ka folur për rrahjet dhe torturën e abuzimin që i kishte vuajtur gjatë kohës sa e kishte kaluar duke luftuar për demokracinë.
Si i burgosur politik nën regjimin e kaluar, ai kishte përjetuar shumë horrore në sistemin famëkeq të burgimit.
Por tortura më e keqe thotë ai, ka qenë para se ai të burgosej, kur disa studentë që ishin aktivistë politike akuzonin si spiun.
Shpesh herë ata e mbanin thikën në zjarr dhe pastaj e vendosnin në lëkurën e atyre për të cilët dyshohej se ishin informatorë. Të tjerë e pësonin edhe me prerje gishtash, ka thënë Htein Lin për Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Ai kishte qenë viktimë e dhunës fizike shumë herë dhe ishte torturuar shumë gjatë marrjes në pyetje.
“Ishte një torturë brutale, shumë e mizore”.
Artisti 49 vjeçar, përkundër situatës së vështirë në burg, nuk ishte ndalur së bëri art.
Ai ka hapur muajin e kaluar ekspozitën në Londër me veprat e tij të punuara gjatë kohës sa ishte i burgosur.
Shumica nga veprat shfaqin eksperiencat e tij si i burgosur politik dhesi aktivist që mundohet të nxjerrë më të mirën e brutalitetit në të cilin ka vuajtur.