Lajmet e fundit

Një ekspozitë e veçantë dhe e para e llojit të vet që nga paslufta është hapur në Hamamin e Prizrenit.
Artistja Fatmire Shehu-Sallah, ka paraqitur mbi 30 punime të saj të gjitha të punuara me dorë dhe nga materiali i lëkurës, njofton Klan Kosova.
Ajo përveç artit, që e ka trashëguar nga babai, është edhe mësues, ndërsa ka marrë pjesë në shumë ekspozita dhe evenimente artistike.
Punimet e saj janë me motive të ndryshe.
Kronikë nga Ardian Gaxherri.