Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës Artan Canhasi i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur rreth raportit të publikuar nga Transparency International, i cili kritikon institucionet se nuk bënë sa duhet për të luftuar këtë dukuri negative.
“Ky është një indeks që rendit shtetet e ndryshme se ku gjenden në shkallën e perceptimit të korrupsionit të atë vend ku 100 poena tregon që nuk ka korrupsion ndërsa 0 poena që ka korrupsion”.
Canhasi ka treguar se Kosova vazhdon të cilësohet si një vend i korruptuar, njofton Klan Kosova.
“Kosova si vitin e kaluar ka 33 pikë, që cilësohet si vend i korruptuar”.
“Për fat të keq Kosova qëndron më së keqi në rajon, qëndron e fundit, vitin e kaluar ka qenë barabartë me Shqipërinë, e tani Shqipëria ka lëvizur për tre poena”.
“Tani ne jemi vendosur në pjesën e Azisë, e nuk mund të krahasohemi me Evropën Perëndimore”.
Canhasi ka treguar se Kosova është në një rang me Moldavinë dhe Etipoinë çka edhe tregon se Kosova ka shkallë të lartë të korrupsionit.
Sipas tij, ky indeks është një indeks i besueshëm i cili përdoret nga shumë institucione si njësi matëse të korrupsionit duke shtuar se kjo ndodh sepse nuk ka ndonjë masë tjetër matëse për korrupsionin.