Lajmet e fundit

Arta Dobroshi- aktore e njohur nga Kosova ka folur rreth vendimeve të fundit të Presidentit të ri të ShBA-së Donald Trump.
Në një prononcim të dhënë për ‘’The Hollywood Reporter’’ aktorja Dobroshi u fokusua në krizën e refugjatëve pikërisht në kohën kur Presidenti Trump ndaloi hyrjen në Amerikë, përcjellë Klan Kosova.
Dobroshi ka thënë se njerëzit keqkuptojnë shumë rreth jetës që refugjatët bëjnë. Këtë e ka bërë kur mësoi për vendimin e Trump për refugjatët teksa duke qenë dhe vet një ish-refugjate dha disa sqarime se pse ndodh një gjë e tillë.
Sipas Arta Dobroshit njerëzit nuk duan të largohen nga vendi i tyre me dëshirë por janë disa gjëra që ata i detyrojnë të bëjnë diçka të tillë.
‘’Si një ish-refugjate, unë jetova në një zonë lufte për gjysmën e jetës time’’ është shprehur Dobroshi për ‘’The Hollywood’’ duke lë të nënkuptohet se deklarata e saj i dedikohet vendit në të cilin tashmë jeton, Kosovës, përcjellë Klan Kosova.
Dobroshi më tutje ka shtuar se arsyeja pse refugjatët kërkojnë strehim në vendet tjera është ajo kur shohin vdekjen me sy duke iu referuar gjendjes së zonave të luftës.
‘’Ajo se çfarë nuk e dijnë njerëzit kur jetojnë në zonë lufte është se gjëja e fundit që ata dëshirojnë është largimi nga vendi i tyre''.
''Largoheni vetëm kur shihni se vdekja është afër jush, jo sepse doni me dëshirë të shkoni në një vend tjetër’’ ka thënë aktorja kosovare, për çështjen e refugjatëve teksa i referohet vendimeve të Donald Trump.
Aktorja kosovare Dobroshi kohëve të fundit u mirëprit me kritika të mira për rolin e saj në filmin ‘’Lorna's Silence’’, përcjellë Klan Kosova.