Lajmet e fundit

Artisti 25 vjeçar nga Pekini i quajtur Robbbb, preferon që ta prezantojë punën e tij nëpër muret e ndërtesave të braktisura në vend të galerive, transmeton Klan Kosova.
Ari i tij më së shumti është i përbërë nga fotografitë e njerëzve që ai i sheh në kryeqytetin kinez – duke filluar nga njerëzit e moshuar e deri tek punëtoret e ndërtimtarisë.
“Pas Lojërave Olimpike, Pekini është zhvilluar më shumë dhe shpejt. Ndërtesat e larta dhe kullat u ngritën nga toka, duke prodhuar më shumë rrënoja urbane. Unë besoj se rrënojat janë kryqëzim i zhvillimit të qytetit. Ata në fakt janë si arti i rrugës – ata përmbajnë një lloj cilësie të përkohshme. Shpresoj që vitet në vazhdim njerëzit do ta shikojnë artin tim dhe do të mendojnë për Pekinin e asaj kohe”, ka deklaruar ai.
Robbbb thotë se ai punon në kohë të pjesshme me disa projekte reklamuese dhe dizajne, dhe këto të ardhura i investon në artin e tij të rrugës.
Artisti 25 vjeçar po ashtu zbuloi se deri më tani i ka vendosur rreth 200 copa të punës së tij nëpër muret e ndërtesave pjesërisht të shkatërruara rreth Pekinit.
Përderisa grafitet janë ilegale në disa shtete, Kina nuk ka ligje të rrepta kundër tyre.