Lajmet e fundit

Pyetja e parë që ju bën një doktor pas ankesës suaj për urinim në mesnatë, është: “A ju ka zgjuar nevoja për të urinuar, apo pasi të jeni zgjuar keni vërejtur se keni nevojë?”.
Me anë të këtyre dy pyetje mund të dihet nëse vrapimet për në tualet natën janë normale ose jo.
Në rastin kur nevoja për të urinuar ju nxjerr gjumin, sipas doktorit Randy Wexler, duhet trajtuar pasi nuk është shenjë që duhet injoruar, përcjellë Klan Kosova. Madje edhe ngjyra e urinës suaj do të thotë shumë për shëndetin.
E sipas Wexler ka disa shkaqe të zakonshme të cilat ju bëjnë të zgjidheni natën nga nevoja për të urinuar.
Ato janë:
1. Pini shumë ujë para se të shkoni në gjumë
2. Pini alkool apo kafeinë para se të flini
3. Keni mungesë të hormonit antidiruetik
4. Keni infeksion
5. Jeni para diabetit
6. Jeni prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.