Lajmet e fundit

Më 1939 fizikantët Alber Einstein dhe Leo Szilard i kishin shkruar një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt duke i kërkuar atij që të bëjnë një bombë atomike përpara se këtë gjë ta bënin gjermanët. Në vitin 1942, SHBA-të e aprovuan një projekt shumë sekret për të ndërtuar bombën atomike.
Në vitin 1942 pjesëtarët e ushtrisë amerikne, Leslie Groves dhe Robert Oppenheimer, u emëruan në krye të projektit që u quajt “Manhattan Project”.
Puntorët e qytetit Los Almos ndërtuan një platformë me 100 tonë TNT.
Këta punëtorë e kishin ngritur bombën në kullë dy ditë përpara se ta kalonte me sukses testin.
Emri i bombës së parë atomike që u testua në shkretëtirën Jornada del Muerto ishte Trinity.
Ky është një moment ku piloti i Enola Gay i përshëndet të pranishmit vetëm disa minuta para se ta lëshonte bombën e parë që do i vriste 80 mijë persona në Hiroshima.
Një fotografi ajrore e qytetit të Hiroshimës pak pasi u lëshua bomba e parë e cila ishte quajtur “Little Boy” që në shqip do të thotë “Djali i vogël”.
Ky është presidenti amerikan Harry Truman duke i lexuar raportimet për bombat në Hiroshima. Tetë ditë më herët Truman e kishte paralajmëruar Japoninë se gjithë qyteti do të shkatërrohej nëse nuk dorëzohej pa kushte.
Një punëtor duke qëndruar pranë bombës atomike të quajtur “Fat Man”, disa orë përpara se të hudhej në Nagasaki.
Kjo fotografi është realizuar 10 kilometra larg vendit ku ka eksploduar bomba në Nagasaki. Sipas Muzeut për Bombën Atomike në Nagasaki, fotografi Hiromichi Matsuda e kishte shkrepur këtë fotografi 15 minuta pas sulmit.
Të mbijetuarit e sulmit të Nagasakit duke ecur në gërmadhat e qytetit të tyre i mbuluar në tym.
Një grua dhe një fëmijë duke ecur në rrugët e qytetit të shkatërruar Nagasaki ditën e sulmit.
Antarët e trupës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në momentin kur Truman kishte telefonuar për të treguar se Japonia është dorëzuar.
Fotografi ajrore e Hiroshimës tre javë pas bombës atomike.
Ushtarë dhe detarë amerikan duke e shikuar se si japonezët formalisht nënshkruajnë dorëzimin në Tokyo Bay më 2 shtator 1945.
