Lajmet e fundit

Nuk është me rëndësi nëse kemi qenë 10 ose 20 vjeçar, ne të gjithë e kujtojmë puthjen e parë, transmeton Klan Kosova.
Dhe puthja e parë me këdo që është e re është gjithmonë - ose të paktën duhet të jetë - emocionuese.
Puthja ndër të tjera ofron shumë përfitime shëndetësore.
Këto janë mënyrat se si buzët tuaja mund t’ua forcojnë shëndetin:
Puthja është e mirë për dhëmbë
Ka një arsye pse puthja quhet “e lagur” – ajo stimulon prodhimin e pështymës, e cila mund të largojë bakteret e dëmshme nga dhëmbët.
Djeg kaloritë
Puthja në fakt mund të djegë nga dy deri në gjashtë kalori në minutë
Puthja largon stresin
Ndjenja e relaksit kur putheni nuk është e gjitha vetëm në kokën tuaj. Një studim i vogël i kryer më 2009 mati nivelet e hormonit oksitocin dhe hormonit të stresit kortizol në mesin e disa njerëzve të cilit putheshin.