Lajmet e fundit

Yana Mazurveck nga Bjellorusia, por që jeton në SHBA, e ka realizuar një fotosesion pas rastit të përdhunimit në Universitetin e Stanfordit ku përdhunuesi u dënua vetëm me gjashtë muaj burgim.
Në fotografitë e saj shihen disa gra duke mbajtur një pankartë në dorë të mbuluara me ngjyra dhe në prapavijë vihen re disa duar që e prekin pa dëshirë, transmeton Klan Kosova.
“Bluza ime ishte shumë e shkurtër”, “Duhej ta dija që kjo gjë mund të ndodhte”, “Është faji im, pasi kam pirë shumë” dhe “Isha shumë e shoqërueshme”, shkruhet në pankartat e tyre.
E inspiruar nga dënimi i ulët që gjykata kishte shqiptuar ndaj studentit Brock Allen Turner pasi përdhunoi një vajzë e cila ishte e dehur dhe pandjenja, Mazurveck u prek shumë edhe nga letra që viktima ia kishte dërguar atij.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotografitë e realizuara nga Mazurveck.