Lajmet e fundit

Sipas raportit, ka pasur konfuzion në kabinë ndërsa dy kapitenët përpiqeshin të rimerrnin në kontroll avionin pasi motori humbi energjinë.
Kapiteni i avionit TransAsia Airways gabimisht fiku motorin e vetëm në punë të avionit përpara se të rrëzoheshin në lumë, duke vrarë 43 persona.
Këshilli i Sigurisë së Aviacionit në Taivan tha në raportin e fundit se Kapiten Liao Jian-Zong, kishte dështuar në trajnimin e tij në maj të vitit 2014, pjesërisht për arsye se nuk kishte njohuri të mjaftueshme se si të menaxhonte motorin gjatë nisjes.
"Tërhoqa marshin e gabuar," është dëgjuar të ketë thënë kapiteni nga regjistrimet e kutisë së zezë. Liao e uli marshin e motorit të punës, por nuk e kuptoi gabimin derisa ishte tepër vonë.


