Lajmet e fundit

Shumë nga ne janë tradhtuar nga partneri për arsye që ndoshta nuk i kanë kuptuar asnjëherë.
Sipas statistikave, tradhtia është më e përhapur dhe e zakonshme sesa mendohet, si për meshkujt ashtu edhe për femrat duke prekur një në 2.7 çifte. Më poshtë janë disa arsye :
1. Lidhja emocionale
Pasi lidhja kalon në një lloj monotonie, frazat si ‘Unë kam të drejtë’ ‘Jo, unë kam të drejtë!’ bëhen më të shpeshta dhe meshkujt kanë tendencë të distancohen. Më vonë ata fillojnë të mungojnë në lidhjen emocionale që kishin me partneren, duke e kërkuar te dikush tjetër. Kur ata takojnë dikë që i pranon ashtu siç janë, fillojnë të krijojnë lidhjen emocionale me të, e cila më pas kalon në tradhti.
2. Vlerësimi
Meshkujt kanë nevojë të ndihen të vlerësuar e për më tepër kjo t'iu tregohet. Kur një lidhje fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime, meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa ‘të mirë’ ata janë.
3. Intimiteti
Meshkujt duan një partnere që i dëgjon, i buzëqesh dhe ndan me të ëndrrat për të ardhmen. Në një lidhje tendenca është që ata mendojnë ‘Ne jemi të martuar, unë di gjithçka për ty…’, ndërsa në një lidhje të re çdo gjë është e re dhe emocionuese. Të mësosh gjëra të reja mbi partneren e re, është emocionuese dhe natyrshëm vjen krijimi i një lidhjeje intime.
4. Të ndihen të dëshiruar
Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social për të ndjerë forcë dhe siguri. Meshkujt mendojnë se kontributi i tyre merret si i mirëqenë dhe se nuk ka më asgjë të re për të ‘dhënë’. Në një lidhje të re, papritur çdo gjë fillon të ketë rëndësi përsëri.
5. Seksi
Meshkujt në përgjithësi duan seks dhe sa më shumë aq më mirë. Seksi është një nga mënyrat që meshkujt ndihen të dëshiruar e të vlerësuar nga ajo. Kështu seksi siguron katër elementët e përmendur më sipër plus kënaqësinë fizike, duke i lejuar meshkujt të përqendrohen tek e tashmja. Në një lidhje të re, seksi ka tendencë të jetë më i shpeshtë.