Lajmet e fundit

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Health and Social Behavior, nëse je burrë në moshë dhe kryen marrëdhënie seksuale njëherë ose më shumë se njëherë në javë, je dyfish më i rrezikuar që të keni sulm në zemër ose probleme të tjera me zemrën se sa burrat e tjerë që janë më pak aktiv në seks.
“Burrat e moshuar të cilët e shohin seksin me partnerin si proces që të jep shumë kënaqësi, kishin më shumë rrezik nga sulmet në zemër se sa moshatarët e tyre më pak aktiv në seks”, është shprehur autorja e këtij studimi, Hui Liu.
Ky studim ka mbledhur të dhëna nga 2,25 persona në SHBA. Burrat dhe gratë të moshës 57 deri 85 vjeçar janë pyetur për kënaqësinë e tyre seksuale, sa shpesh e bëjnë si dhe për shëndetin, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj analize, burrat të cilët kryejnë seks një deri në tri herë në muaj janë më pak të prirur të preken nga ndonjë sëmundje në zemër.
Por ndryshe ishin rezultatet për gra. Gratë të cilat janë shprehur se kryejnë seks rregullisht dhe ndjejnë kënaqësi gjatë aktit seksual, kishin më pak rrezik të preken nga hipertensioni ose ndonjë sëmundje në zemër.