Shtatë muaj inspektime iu nxorën punë për tri vitet e ardhshme.
Gjysma e shkollave në Prishtinë, s’iu ofrojnë siguri nxënëseve, kështu të paktën po thonë gjetjet nga terreni, në raportin e hartuar nga ekspertë të fushës e komuna, raporton Klan Kosova.
Dokumentin të cilin e ka siguruar Klan Kosova, tregon se shumë shkolla s’ofrojnë qasje për persona me nevoja të veçanta dhe nuk garantojnë sigurinë e minorenëve. Ngase rojet e tyre s’janë të trajnuar që të ofrojnë mbrojtje në ambiente të tilla.
Përveç kësaj 32 institucione arsimore, nuk kanë kamera funksionale, iu mungon higjiena e standardet kundër zjarrit, madje në 80% të aparatet për të i kanë me afat të skaduar.
Që këto të rregullohen u rekomandua që puna të nisë shpejt.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=qzeIGUv8MkM
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.