Lajmet e fundit

Sot do të mbahet grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se kjo grevë do të mbahet në të dyja ndërrimet në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.
Greva e radhës vjen si reagim, pasi pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës.
SBASHK thekson se Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe, transmeton Klan Kosova.