Lajmet e fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami nesër, e hënë, do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Arsim Bajrami, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të hënën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë.
Arsye e vizitës do të jetë edhe akordimi për mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.
Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e Këshillit, z. Jonuz Musliu.
Po ashtu, Bajrami do të vizitojë edhe Komunën e Bujanocit si dhe shkollën e mesme "Sezai Surroi" në këtë komunë, transmeton Klan Kosova.
Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe do të takojë edhe dy deputet shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, z. Riza Halimi dhe z. Shaip Kamberi.