03.06.2017 · përditësuar para 3346 dite1 min lexim
Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, ka treguar se si do të përmirësohen rezultatet e PISA-s, nëse ata do ta qeverisin vendin, njofton Klan Kosova.
“Në PISA 2018, besojmë se do të kemi një ngritje prej 10%”.
“Kjo do të bëhet me angazhimin e mësimdhënësve”.
“Ata do t'i kenë pagat e garantuara, ndoshta edhe do të marrin edhe një gjysmë pagë për angazhimin shtesë të tyre”.
“Fillimisht do të punohet në korrikulën e re, që në vend të mësimit teorik të bëhet ai praktik dhe e dyta mësimdhënësit duhet të vlerësohen sipas performancës së tyre".
Bajrami këto komente i ka bërë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.