Arsenali dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit em anë të Cole Palmer, në minutën e 15’, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Mykhailo Mudryk realizoi një gol të bukur në minutën e 48’.
Megjithatë, Arsenali u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin. Fillimisht realizoi Declan Rice në minutën e 77’, teksa shtatë minuta më vonë Leandro Trossard, e barazoi rezultatin.
Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola dhe në fund rezultati final ishte 2-2.
Arsenali pas nëntë xhirove renditet në vendin e dytë me 21 pikë, me pikë të barabarta me Manchester Cityn që pozicionohet në vendin e parë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.