Lajmet e fundit

Arsenali dhe Luton Town do të ballafaqohen sot në kuadër të Premier Leagues.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates”, duke filluar nga ora 20:30.
Topçinjtë do të hyjnë në këtë sfidë duke synuar fitoren, për t’u rikthyer në vendin e parë, ndonëse përkohësisht, pasi lideri Liverpooli ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe atë do ta luajë nesër.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka përzgjedhur një formacion me shumë ndryshime në këtë takim, duke ndryshuar pesë lojtarë në formacionin titullar, teksa Bukayo Saka nuk është thirrur fare.
Formacionet zyrtare:
Arsenal XI: Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Smith Rowe, Odegaard; Nelson, Trossard, Havertz.
Luton Town XI: Kaminski; Kabore, Mengi, Hashioka; Onyedinma, Mpanzu, Barkley, Doughty; Clark, Townsend, Morris.