Arsenali ka siguruar tre pikë të rëndësishme për të vazhduar garën për titull.
Në ndeshjen ndaj Evertonit, djemtë të Mikel Artetas arritën me shumë mund të fitojnë me rezultat 2-0.
Në pjesën e parë, mysafirët ishin më kërkues për gol, por që nuk arritën ta bëjnë këtë në asnjë moment.
Pjesa e dytë ndryshoi rrjedhën e takimit, pasi Arsenali po e kërkonte me çdo kusht golin e fitores.
Ndonëse tentuan disa herë, goli erdhi vetëm në minutën e 89-të nga Viktor Gyokeres, i cili hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
E për të vulosur shifrat në këtë takim u kujdes 16-vjeçari Max Dowman, i cili shënoi për 2-0 në minutën e fundit të shtesës.
Kështu, Arsenali ruan pozitën e parë me 10 pikë para Manchester Cityt, i cili ka dy ndeshje më pak.
Evertoni nga ana tjetër zë vendin e tetë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.