Arsenali e ka mposhtur Sheffield Unitedin me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Eddie Nketiah, në minutën e 28’. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Nketiah e realizoi golin e dytë në ndeshje, në minutën e 50’. Tetë minuta më vonë, ai e kompletoi hat-trickun.
Golin e katërt e shënoi Fabio Vieira, në minutën e 88’, ndërsa golin e fundit e realizoi Takehiro Tomiyasu, në minutën e 96’.
Arsenali pas fitores kalon në vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.