Lajmet e fundit

Martin Odegaard ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në verën e vitit 2028.
Odegaard pas nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë se është i emocionuar, pasi tani sipas tij, është në shtëpinë e tij.
“Nënshkrimi i një kontrate të re ishte një vendim vërtet i lehtë për mua, ajo që po bëjmë tani si klub është e veçantë dhe unë dua të jem pjesë e kësaj”, ka thënë Odegaard.
“Jam shumë i emocionuar për atë që do të vijë këtu. Kam gjetur një vend ku mund të vendosem vërtet dhe të thërras shtëpinë time”.
“Në Arsenal, që nga dita e parë, jam ndjerë mirë dhe kjo është padyshim shtëpia ime për të tashmen dhe të ardhmen”.
Përndryshe, Odegaard realizoi një supergol në fitoren e fundit të topçinjve në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës holandeze PSV. /Klankosova.tv.