Lajmet e fundit

Arsenali po përgatitet që ta bëjë një ofertë për futbollistin e Bayern Munchen-it, Corentin Tolisso, pohon Calcio Insider.
Trajneri i bavarezëve, Unai Emery, është i etur që ta përforcojë Arsenalin në qendër, andaj e sheh përfaqësuesin e Francës si shtesë ideale pasi që Topçinjtë po shikojnë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
Bayern thuhet që nuk e ka për qëllim që t’i ndajë rrugët me mesfushorin të cilin e kishin blerë më 2017 për një shumë rekorde për këtë klub, 41 milionë euro.