Lajmet e fundit
Skuadra nga Emirates Stadium ka mposhtur Chelsea në finale të Kupës FA, duke u bërë skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë garë

Arsenal është skuadra që ka fituar më shumë tituj të Kupës FA.
Topcinjtë kanë triumfuar në plot trembëdhjetë finale të kësaj gare, e fundit ajo ndaj Chelsea, të shtunën mbrëma.
Skuadra që drejtohet nga Arsene Ëenger mposhti të përzgjedhurit e Antonio Conte me rezultat 2:1.
Arsenal kaloi në epërsi vetëm katër minuta pas fillimit të takimit, përmes Alexis Sanchez.
Më pas, të dy skuadrat patën rastet e tyre, por pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Topcinjve.
Në të 68-ën minutë, Victor Moses u përjashtua nga takimi, pas dy kartonëve të verdhë.
Dhjetë minuta pas përjashtimit të Moses, Diego Costa shënoi për Chelsea, duke barazuar rezultatin.
Por pas vetëm një minute, Aaron Ramsey ktheu epërsinë e skuadrës nga Emirates Stadium, rezultat me të cilin u mbyll kjo përballje.