22.11.2018 · përditësuar para 2809 dite1 min lexim
Sipas Calciomercato, skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim të madh që të nënshkruajë kontratë me futbollistin turk, Cengiz Under.
Ai ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm që kur iu bashkua skuadrës italiane dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të fuqishme, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse skuadra e Romës dëshiron që t’i vazhdojë kontratën futbollistit turk, Arsenali është duke u përpjekur seriozisht që ta përvetësojë atë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.