Lajmet e fundit

Arsenal do që trajner i radhës te ta të jetë ose Massimilian Allegri ose Luis Enrique.
Por siç raporton Sky, të dy këta kanë shqetësimet e tyre për të marrë ose jo këtë detyrë për shkak të strukturës së menaxhmentit të klubit, përcjell Klan Kosova.
Topçinjtë prej tash kanë nisur të kërkojnë një trajner, pasi që Arsene Wenger ka njoftuar se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Emirates Stadium.
Ka disa emra që përmenden se mund të marrin timonin e klubit, por që dy më të përshtatshmit janë Allegri dhe Enrique./Klan Kosova/