31.03.2019 · përditësuar para 2681 dite1 min lexim
Skuadra Arsenal është e interesuar që t’i bëjë një ofertë të re sulmuesit anglez Danny Welbeck.
Raportohet se kontrata e futbollistit 28 vjeçar do të skadojë gjatë verës së këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Topçinjtë dëshirojnë që t’ia japin edhe një mundësi sulmuesit Welbeck, i cili theu kyçin e këmbës gjatë një ndeshje në muajin nëntor.
"Është e vështirë për të që të luajë në këtë sezon, mirëpo ai po përparon shumë mirë dhe ndoshta mjeku i tij do ta lejojë të luajë në javët e fundit të këtij sezoni", ka thënë menaxheri Unai Emery.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.