Lajmet e fundit

Ish-kapiteni i Arsenal, Patrick Vieira ka fajësuar skuadrën londineze për mungesë të forcës fizike si dhe të personalitetit si dhe mungesën e trofeve nën drejtimin e Wenger.
“Gjenerata ime ka pas plotë lojtar që fizikisht kanë qëndruar mirë.”
“Në pesë apo gjashtë vitet e fundit, Arsenal më shumë ka pas futbollistë teknik.”
“Tash kur e shikojë lojën e Arsenal, ata luajnë futboll të mirë, por që kam një ndjenjë se atyre po ju mungon diçka – forca fizike dhe personaliteti”, ka thënë Vieira, shkruan Goal.com.
Francezi ka fituar tre trofe të ligës me The Gunners në periudhën kohore 1996-2005, po ashtu ka qenë pjesë e suksesit në sezonin 2003-2994 ku klubi përfundoi si kampion duke mos u mposhtur në asnjë xhiro./Klan Kosova/