Lajmet e fundit
Gunners janë në kërkim të pasuesit të francezit dhe menaxheri i Juventus është kandidat serioz për këtë pozitë

Arsenal e ka vënë në cak menaxherin e Juventus, Massimiliano Allegri, për postin e shefit të pankinës, si pasues i Arsene Wenger.
Ëenger ende nuk ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Emirates, që do të thotë se Allegri mund të caktohet në këtë pozitë gjatë verës.
49 vjecari ka fituar 69 për qind të ndeshjeve me Zonjën e Vjetër, duke fituar Serie A dhe Coppa Italia, në dy sezonet e tij në Torino.
Megjithatë ai mund të largohet nga Juventus Stadium nëse sërish fiton trofeun e ligës dhe Londra duket mundësi e mirë.