Lajmet e fundit

Arsenal është gati që të ndajë rrugët me mesfushorin Henrikh Mkhitaryan.
The Sun raporton se 30 vjeçari është i lirë që të largohet këtë verë pasi që ka dështuar që të ketë ndikim në skuadër që prej kur aty erdhi nga Manchester United, transmeton Klan Kosova.
Armeni në Emirates Stadium kishte ardhur në janarin e 2018-ës ku ishte përfshirë në marrëveshjen mes dy klubeve edhe për Alexis Sanchez.
Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 39 ndeshje në sezonin e parë me Unai Emery.