Lajmet e fundit
Arsenal është duke përgatitur një ofertë për futbollistin e Real Madrid, Isco.

Spanjolli duket se do ta ketë të vështirë që të sigurojë një vend në njëmbëdhjetëshin e parë të Los Blancos dhe se pritet që edhe ai vet të zgjedhë largimin.
Interesim për të ka shprehur Arsene Wenger i cili ka thënë se do të bëjë çmos të sjellë atë në Emirates Stadium.
Kontrata e tij me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2018, ndërsa për të Arsenal duhet të paguajë 30 milionë euro, transmeton Klan Kosova.