Lajmet e fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm që ta bëjë një hap drejt transferimit të mesfushorit të Evertonit, Idrissa Guyee.
Ai dëshiron që të shtojë stabilitet defanziv në grupin e tij, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Këtë spekulim e përforcon deklarata e Wenger të enjten, ku e pranoi se ka të meta në mbrojtjen e klubit të tij.
27 vjeçari nga Senegali ka pasur paraqitje të mrekullueshme me Aston Villën dhe Evertonin, andaj edhe për Arsenalin besohet se do të ishte ndihmë e madhe, ardhja e tij.