Treni i parë i mallrave i nisur nga Kina ditë më parë, ka arritur në Londër të mërkurën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Hekurudha e Kinës, ka nisur këtë tren si formë konkrete për të zhvilluar tregtinë me Europën.
Treni është nisur nga Kina me 3 janar dhe për të arritur në Londër i janë dashur 2 javë e 19312.128 kilometra.
Ky tren ka bartur rroba, çanta dhe produkte të tjera shtëpiake.
Është thënë se avantazhet e tij janë se është më i lirë dhe më i shpejtë se saj anijet.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.