Lajmet e fundit

Trupi i major Klodian tanushit ka mbërritur në Tiranë para pak minutash.
Në aeroport ndodhen shefi i shtabi i FA, prindërit, bashkëshortja, djali, kolegë si dhe ministrja Olta Xhaçka.
Klodian Tanushi ndërroi jetë prej plagëve të shumta shkaktuar nga shpërthimi i një mine gjatë misionit të tij me forcat e NATO, njofton Klan Kosova.
Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.