Lajmet e fundit
Ka arritur tashmë edhe avioni i parë i emergjencës që bartte disa nga trupat e pajetë, nga aksidenti ajror që ndodhi në Egjipt

Ka arritur tashmë edhe avioni i parë i emergjencës që bartte disa nga trupat e pajetë, nga aksidenti ajror që ndodhi në Egjipt.
Avioni solli në Shën Petersburg 144 viktima, në mëngjesin e së hënës.
Në aeroplanin i cili u rrëzua të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit, ishin gjithsej 224 pasagjerë e të cilët të gjithë pësuan me fatalitet.
Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg,
Viktimat u janë dorëzuar morgut në qytetin rus të Shën Petersburgut, për të i identifikuar, megjithatë zyrtarët rusë thanë se është ende herët për të nxjerr konkluzione në lidhje me rastin që shkaktoi gjithë këtë numër viktimash, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq për nderë të 224 viktimave, presidenti rus Vladimir Putin, shpalli të dielën ditë zije kombëtare, transmeton Klan Kosova.
Hetuesit po bëjnë përpjekje të përcaktojnë shkakun e tragjedisë.