Lajmet e fundit

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Saranda Bogujevci, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Kryetarin e Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Arben Lila.
Klubet dhe shoqatat e alpinizmit pas kësaj marrëveshje, do të mund të shfrytëzojnë “Murin Aplin”.
Bogujevci tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është që “Muri Alpin” të jetë në shfrytëzim të klubeve të alpinizmit.
Ndërsa Kryetari i Federatës së Alpinizmit, Arben Lila tha se përmes kësaj marrëveshje mundësohet mënyra e kontrolluar e ngjitjes në “Murin alpin”.
Arsyeja e marrëveshjes së nënshkruar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Alpinizmit të Kosovës është që të mundësojë shfrytëzimin dhe funksionalizimin e “Murit alpin”, që gjendet brenda hapësirës së parkut rajonal “Gërmia”për qëllime rekreative.