Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë arritur marrëveshje për misionin e Eulex-it në Kosovë.
Ai ka deklaruar se janë duke pritur konfirmim nga Brukseli zyrtar, për ç'gjë do të mbahet një mbledhje pasdite, njofton Klan Kosova.
“Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin. Kur ta marrin, do ta mbajmë një mbledhje pasdite për ta miratuar Ligjin në procedurë të rregullt, e nesër t’ia procedojmë Kuvendit”.
Ndërsa, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se me marrëveshjen për mandatin e ri të EULEX janë shtuar në maksimum kompetencat për organet vendore të sundimit të rendit dhe ligjit.
Mandati i tanishëm i misionit të sundimit të rendit dhe ligjit ka skaduar më 14 qershor, ndërsa për votimin e mandatit të ri do të duhet ratifikimi nga Parlamenti i Kosovës, me dy të tretat e votave.