Lajmet e fundit

Delegatët kanë përfunduar nënshkrimin për marrëveshjen klimatike Paris në selinë e OKB-së në New York.
Delegatët e 171 shteteve e kanë nënshkruar marrëveshjen sot, e ky është një numër rekord i shteteve që kanë nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
Rrreth 15 shtete tashmë veçse e kanë ratifikuar këtë marrëveshje.
Por dhjetëra shtete të tjera duhet ta bëjnë pikërisht këtë gjë, në mënyrë që kjo marrëveshje të hyn në fuqi.
“Parisi do t’i jap formë gjeneratave të ardhshme në mënyrë shumë të thellë –pasi që është e ardhmja e tyre ajo që po rrezikohet”, ka thënë Sekretari i Kombëve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Duke folur për ceremoninë e hapjes ai ka thënë se planeti po përjeton temperatura rekord.
“Ne jemi në garë kundër kohës dhe unë i lusë gjithë shtetet që të bashkohen në këtë marrëveshje”.
“Sot ne po nënshkruajmë një konventë të re mbi të ardhmen”.