Lajmet e fundit

Marrëveshja mbi kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj kësaj Republike Islamike është arritur në bisedimet në Vjenë, thonë diplomatë perëndimorë.
Associated Press ka cituar një diplomat të ketë thënë në kushte anonimiteti se të gjitha pengesat përfundimtare rreth këtij programi janë mënjanuar.
Gjashtë fuqitë botërore, duke përfshirë SHBA-në, Rusinë dhe Britaninë e Madhe kanë qenë të përfshira në këto negociata, transmeton Klan Kosova.