Lajmet e fundit

Vëllai i vrasësit të Las Vegas, Stephen Paddock është arrestuar në lidhje me pornografi me të mitur.
Sipas burimeve të TMZ Bruce Paddock, është marrë nga policia në veri të Hollywood, nga një shtëpi kujdesi.
Hetimet për të kishin filluar para se vëllai i tij të realizonte sulmin në Vegas, pas një informate që kishte policia se në kompjuterin e tij kishte pornografi me të mitur.
Fillimisht policia kishte pasur vështirësi të lokalizoj Bruce, mirëpo pas veprimit të tmerrshëm të vëllait te tij, policia kishte mësuar që ai është duke jetuar në një shtëpi kujdesi.
Arrestimi i tij është bërë nga një task forcë e përbashkët në mes të FBI-së dhe policisë së Los Angeles.
