Lajmet e fundit

Është arrestuar nga Policia e Kosovës Sulejman Osmani-Komandant Sula, i dyshuar si pjesëmarrës në grupin e Kumanovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tregon se arrestimi është bërë dje në fshatin Letnicë të Vitisë.
“Mund t’ju konfirmoj se në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia, dje policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar (S.O.), i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e Kumanovës. Personi i dyshuar është arrestuar në një shtëpi banimi në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë.. Tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me disa municion”, deklaroi Kelani, për Klan Kosovën duke shtuar se “të gjitha veprimet policore janë kryer në koordinim më prokurorin kompetent.
Më herët është raportuar se Osmani ka arritur të arratiset nga policia maqedonase pas ngjarjeve të Kumanovës dhe deri tani nuk ka pasur asnjë informatë për vendndodhjen e tij,transmeton Klan Kosova.