Lajmet e fundit

Është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, një 32-vjeçar nga Shqipëria me disa vepra penale.
Sipas policisë italiane, 32-vjeçarit gjatë një kontrolli të skuterit të tij i janë gjetur rreth 30 gram kokainë dhe 300 euro. Me 6 gusht të 2014, ai ka marrë ekspuls nga prefekti i Ternit, në Itali.
Burimet e policisë italiane bëjnë me dije se shqiptari akuzohet me vepren për posedim të drogës me qëllim trafikimin e saj.
Pas arrestimit të 32-vjeçarit, policia italiane ka nisur menjëherë kontrollin e zonës dhe kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë. Është vënë në pranga kalabrezi 44-vjeçar për posedim të drogës ,dhe një 51-vjeçar i cili u arrestua për veprat penale që lidhen me trafikimin e drogës dhe grabitje,transmeton Shekulli.al