Lajmet e fundit

Shia LaBeouf është arrestuar të premten mbrëma në Austin për dehje në publik.
Aktori, i cili mendohej të jetë në këtë vend për festivalin e muzikës Austin City Limits, u arrestua zonën e bareve të natës në qendër të qytetit.
Togeri Ryan Moon nga departamenti i policisë së Austin, ka thënë se LaBeouf është arrestuar pas orës 7:30 të mbrëmjes, dhe më vonë u lirua, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Transformers” ka pasur probleme me ligjin.
Ai është arrestuar edhe vitin e kaluar në New York, pasi ka shkaktuar shqetësim në teatrin 54 Studio, gjatë përcjelljes së muzikalit kabare.
Me vonë ai u urdhërua ta përfundojë trajtimin gjashtë mujor jashtë qendrës trajtuese për alkoolin, si pjesë e një ujdie.
Pas një periudhe me sjellje të parregullt vitin e kaluar, aktori pohoi se ishte duke kaluar nëpër një “krizë ekzistenciale”.