Lajmet e fundit

Është arrestuar një serb nga Serbia të dielën pasi i njëjti ka shkuar në stacionin policor në veri dhe ka lajmëruar rastin se një serb nga Zubin Potok të shtunën e kishte mashtruar duke i marrë para të gatshme rreth 2 mijë e 500 euro kinse për t’ia shitur një automjet dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes së bashku me paratë dhe automjetin, transmeton Klan Kosova.
Pas hetimeve të bëra nga policia është vërtetuar se rasti ishte lajmëruar rrejshëm.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.