Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:34, ka arrestuar një të dyshuar serb, pasi që kishte derdhur rreth 100 litra gaz pentan në kanalizim, e të cilët kishte depërtuar në lumin Ibër, njofton Klan Kosova.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante policore si dhe inspektorët komunalë të ambientit”.
“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftohet në raportin e Policisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.