Lajmet e fundit

Një serb është arrestuar pasi të njëjtit gjatë kontrollit të automjetit të tij të tipit minibus i është gjetur një armë automatike AK 47, një karikator dhe një fishek.
Policia ka bërë të ditur se arma e gjetur është konfiskuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.