Lajmet e fundit

Është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Podujevë.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe ka konfiskuar katër gëzhoja te cal 7.62 mm.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një fishek i kalibrit 7.62 mm.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.