Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi që dyshohet se i njëjti ia ka vjedhur një personi tjetër një sasi prej rreth 200 litra derivate të naftës.
Policia bën me dije se nga i dyshuari është konfiskuar vetura dhe derivatet të cilat dyshohet se i ka vjedhur.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje, transmeton Klan Kosova.