Lajmet e fundit

U rrokullisën 7 vjet më parë.E arrestimet po kryhen tani, madje edhe nëpër zyra institucionesh.
Kjo pasi në ndërkohë, disa nga 24 të dyshuarit që janë kryesisht pjesëtarë të Vetëvendosjes kanë marrë poste publike, si puna e Sali Zybës,njofton Klan Kosova.
Kryeinspektori komunal i Prishtinës, u arrestua sot në vendin e punës.
Kjo pasi, sipas policisë, ai i ka refuzuar pesë ftesat paraprake nga gjykata. Me këtë rast, policia i arrestoi edhe dy persona të tjerë.
Por, drejtuesit e komunës së Prishtinës, këtë arrestim dhe procesin ndaj Zybës po e cilësojnë si të montuar.
Madje edhe vetë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar duke thënë se Zyba u kap në zyrën e kryetarit, dhe se kjo u bë pa fletëarrrest.
Por kjo u demantua nga policia e cila medieve u dertoi kopjen e urdhëresës.
Kronikw nga Rejhane Selimi.